Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ZBULIMI/ Kompania që solli 613 kg kokainë në Shqipëri, u financua 264 mijë dollarë nga ish- ministri i LSI-së

ShkodraWeb 28 February, 2018
panaritiSubvensionArbri

Kompania “Arbri-Garden” ku në magazinën frigoriferike të saj u kap 613 kg kokainë në dërgesën e bananeve nga Kolumbia, rezulton se ka marrë fonde të mëdha nga shteti shqiptar. Më saktë “Arbri-Garden” është financuar nga ministria e Bujqësisë në kohën kur drejtohet nga Edmond Panariti i LSI, me 264 mijë dollar për ndërtimin e dhomave frigoriferike.

Mësohet se në vitin 2014-2015, kompania në fjalë ka fituar grade financiare nëpërmjet projektit IPARD-Like, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Europian, qeveria Gjermane dhe Qeveria Shqiptare, por menaxhohet nga Ministria e Bujqësisë.

“Dy agrobiznese të mbështetur nga AgroKapital përfitojnë grante me vlerë 264,000 dollarë nga IPARD-Like”-thuhet në një deklaratë. Sipas një njoftimi të datës 4 qershor 2015 kompania “Arbi Garden” dhe një kompani tjetër e ngjashme si kjo kanë investuar 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50 për qind të vlerës totale të investimit. “Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”-thuhet në njoftimin e projektit “IPARD-Like”.

Kompania “Arbri-Garden” ku në magazinën frigoriferike të saj u kap 613 kg kokainë rezulton e themeluar në datën 3 maj 2012 në Maminas të Durrësit. Por çuditërisht vetëm 6 ditë pas themelimit të kësaj kompanie, pronari i saj nga Tropoja Arbri Çekaj, ka vendosur të ndryshojë statusin e saj tregtar ku nga aktiv e pezullon aktivitetin tregtar në QKR.

Por sërish gjatë një periudhe pushimi prej 9 muaj me aktivitet të pezulluar, kompania rimëkëmbet në datën 7 shkurt 2013 dhe pas kësaj date fillon të ushtrojë aktivitetin e saj tregtare në një magazinë. Gjatë kësaj kohe, kompania në fjalë ka tregtuar vetëm produkte agro-ushqimore. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: FOTO/ Motra nuk e harron asnjë sekond vëllanë e familjen që ju shua në aksidentin e Velipojës…
Next: INTERVISTA/ Fatos Klosi i përgjigjet Izet Haxhisë: Çfarë më thanë vrasësit e Azemit, arsyet pse e ekzekutuan

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.