Në datë 7 tetor do të zhvillohet Asambleja e PS për të zyrtarizuar emrat e zv/ ministrave të qeverisë ‘Rama 2’. Tashme eshte zbardhur emri i parë i zv/ ministrit të ri në qeveri. Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme zv/ ministre do të jetë Artemis Dralo. Artemis Dralo do të emërohet zëvendëse e Bushatit. Ajo është minoritare greke dhe në këtë post do të zerë vendin e një çami, Halil Hysenit. Artemis Dralo ka qenë kandidate e PS në Dropull, por ngeli jashtë Parlamentit, pasi nuk ishte në listën fituese. Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS më 7 tetor. /shqiptarja.com/