Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Zbardhen regjistrimet e fshehta të Suelës për bashkëshortin: Bëji magji gruas sime!

ShkodraWeb 15 February, 2018
fatjonKarmenshta

Procesi gjyqësor ndaj Sadetin Sulës tek Krimet e Rënda, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula në mobilerinë e tyre në Shkodër, ka vijuar të enjten me dëgjimin e 5 regjistrimeve audio të debateve mes bashkëshortëve para ngjarjes. Përgjimet e bisedave janë gjetur nga Prokuroria në telefonin e viktimës Sula, e cila dyshohet të jetë vrarë në prill 2016 për motive xhelozie.

Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortes atësinë tek një prej fëmijëve të çiftit. Në debat e sipër, ai i kërkonte asaj kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe e kërcënonte me divorc.

“Nëse e bëjmë analizën për një, e bëjmë edhe për dy të tjerët, se nuk di unë ç’thua pas dy vitesh ti”, – dëgjohej zëri i së ndjerës.
Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i dyshuar si ekzekutor i gruas. Gjatë këtyre bisedave Sula i kërkonte ndihmë Karmeshtës “t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij”. Ai thotë se i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Zbulimi i këtyre audiove gati dy vjet pas ngjarjes në telefonin e viktimës i dha një kthesë të fortë hetimit. Ndërsa për vrasjen po gjykohej Sadedin Sula, përgjimet në fjalë nxitën hetuesit të krahasonin materialin gjenetik të gjetur në thonjtë e viktimës me ADN-në e punonjësit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta.

Ekspertimi vërtetoi se profilet përputheshin. Për këtë shkak, gati dy vjet pas ngjarjes, Karmeshta u arrestua si personi që ka vrarë Suela Sulën, me porosi të ish-punëdhënësit të tij Sadetin Sula. Në seancën e radhës, Karmeshta do të thirret si dëshmitar në këtë proces. /lapsi.al/

Post navigation

Previous: Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, flet për herë të parë ministri Fatmir Xhafaj
Next: Deklarata e ministrit Xhafaj: 40 grupe të strukturuara kriminale veprojnë në Shqipëri

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.