EMRI+FOTO – Zbardhet ngjarja në Vukatanë të Shkodrës, policia kap autorin e dýshuar, ishte nën masë sigurie…

Nga strukturat e policisë së Shkodrës, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dýshuar, shtetasit Gjekson Pusi, 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thýer masën e sigurisë “Arrést në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dýshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka shénjestruar me ármë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.


Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

DËSHMIA E 30-VJEÇARIT PAS NGJARJES

Menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në Policinë Vendore të Shkodrës edhe vetë 30-vjeçari F.H.

Efektivët e Policisë e kanë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe autorët e mundshëm, por ai ka mohuar se i njeh autorët dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë kónflikt me persona të tjerë, ndërsa ka treguar edhe skenën ku mjeti i tij u shenjestrua nga dy personat me motor.

“Unë nuk e kam idenë se kush janë autorët. Nuk arrita t’i shoh dhe nuk kam asnjë ide se kush janë. Personalisht nuk kam asnjë kónflikt me persona të tjerë apo probleme, ndaj edhe nuk e kam idenë përse ka ndodhur kjo ngjarje. Autorët as nuk i njoh dhe as nuk e di pse më qëllùán. Kur pashë se po qëllónin në drejtim të makinës sime, menjëherë i dhashë shpejtësi, u shmanga dhe më pas u larguan”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media