Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026
cun lajci shkoder 2026

Mund t’ketë kenë mesi i marsit, ndoshta edhe ma vonë — s’e mbaj mend taman. Por di saktë: ishte dita e fundit e qëndrimit tem n’Shqipni. Pranverë ishte. Natyra po vishej me behar. Degët po lulëzojshin, bari po gjelbëronte… veç zemrat e njerëzve s’po çelshin. Ato ishin vyshkë. Të lodhuna. Të shteruna prej frikës, mallit, vorfnisë e nji dhimbjeje që s’thuhej me za, por lexohej në sy. Njerëz që s’kishin asgja, veç fjalëve për nji të ardhme që s’vinte kurrë. Shpresa që mbaheshin si bukë e thatë në gojë — për mos me dekë krejt.

Mund t’ketë kenë fundi i marsit, por jo fillimi i majit. Viti ishte 1978. E mbaj mend mirë, se ishte hera e dytë që po e vizitojsha Shqipninë, mbas vitit 1972. Herën e parë kishim ardhë me “Ervehenë”, tash me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekun”. Ishim mysafirë të Teatrit Popullor të Tiranës, – të nji plejade artistësh që zor i gjeje n’Evropën e asaj kohe. Ishte nji tjetër botë arti, por e mbyllun si në kafaz.
Natën e fundit po e kalojshim në Shkodër. Të nesërmen do ktheheshim për mes Qafë Thanës.

Kishim dalë me shëtitë. Unë me Galicën teme, po i gjezdisshim sokaqet, sheshet, dyqanet… jo me ble – se s’kishim pare, edhe pse s’kishte çka me ble edhe po t’kishe pare, – por me marrë me vete kujtimin, me e çue n’Kosovë si dhuratë të padukshme. Me e marrë Rozafën, Urën e Baçallekut, Bunën, Liqenin… edhe shtatoren e madhe të Isë Boletinit.

U ndalëm te nji furrë buke. Kishte veç dy lloje: nji bukë e gjatë si tullë, e vrugët, e randë; dhe nji bukë misri, e kuqe, e rrumbullakët.
I thashë Galicës:

-Ta marrim nji bukë misri, e në hotel porosisim tamël, e e bajmë pshesh.

E përshëndeta shitësin dhe ia thashë dëshirën. Ai më pa drejt në sy:

-Kosovar jeni?
-Po, – i thashë me buzëqeshje.
-Jo… bukët nuk shiten.

U shtanga.

-Si nuk shiten?- i thashë. -Për çka i pjekni atëherë?
-Për lagjen, – ma ktheu. – Janë të ndame. Nuk guxojmë me i shitë. Njerëzit mbesin pa bukë.

U ndal. Më pa prapë. Prapë me pyeti.

-Kosovar jeni?
-Po.

U mendue pak, si me luftue me veten.

-Atëherë… po ja bajmë diqysh. Nuk muj me lanë kosovarin pa bukë.

E mori bukën e misrit, e hapi paksa me dorë, si me e nda me shpirt, e tha:

-Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën… ka me e bashkue me Shqipninë.

Ma dha bukën. E mora. E kafshova. M’u duk sikur kafshova nji copë dyll. Nuk hahej. Shitësi mbeti me krahët hapun, si njeri që kishte dhanë ma shumë se bukë. Ndoshta kishte dhanë shpresë. Unë, me dorën rreth qafës së Galicës, u ktheva në “Turizëm”.

Nuk e hangrëm kurrë atë pshesh me tamël. Jo pse s’deshtem — por pse tamel nuk na pruni kamarieri. Ka mbarue tha qysh n’mëngjes, e buka si tullë, mbeti e paprekun … si vet koha që e kishte pjekë. Sot nuk e kujtova bukën, as veten, as Galicën… e kujtova bukëpjekësin që më tha:

-Enveri don me bashkue Kosovën me Shqipninë.

E unë heshta. S’pata guxim me i thanë:

-Mos rrej… se ju bukë s’paskeni me ngi barkun! /Nga Çun LAJÇI, shkruar në Shkodër me 14.04.2026, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026…

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.