Xhafa: Audio- pergjimi i vellait tim eshte fals, po shantazhohen institucionet e sigurise

Loading...

Ministri Fatmir Xhafaj tha se audio përgjimi i publikuar nga opzita për vëllain e tij Agron Xhafaj është i fabrikuar dhe kjo është kriminale sipas tij.

“Lidhur me falsifikimin e procedure penale është akuza më qesharake. Këta njerëz janë qesharakë dhe pa asnjë lloj personaliteti. Nuk e di si disa njerëz janë kaq injorantë. Për shumicën që do të dijë të vërtetën është i qartë kjo akuzë qesharake.

Unë paskam falsifikuar një draft dhe kjo është si logjika e Zhvejkut. Nuk ka asnjë kontribut teknik nga unë për këtë çështje. Kjo pikë e nenit është një standard ndërkomëbtar dhe nuk e kemi shpikur ne. Në këto raste i vëlla nuk do përfitonte nga ky nen. Është komplet shpifje akuzat për vëllain tim. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur pas këtij viti asnjë problem me ligjin dhe kjo është e verifikueshme. Fabrikimi i një fakti të paqenë është kriminal dhe i kërkoj Prokurorisë të veprojë në këtë aferë kriminale”- tha Xhafaj.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.