Whatsapp nën shembullin e Facebook, futet në “betejën” kundër “Fake News” duke kufizuar mesazhet…

Platforma për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, do t’i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj në përcjelljen e një mesazhi deri në pesë herë, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Platforma e poseduar nga Facebook-u ka nisur ta zbatojë këtë politikë në Indi që prej gjashtë muajsh. Deri tani, përdoruesit gjetkë kanë mundur ta përcjellin mesazhin e njëjtë deri në 20 herë, raporton Rel.

Përditësimi i rregullave të platformës u bë publik në një ngjarje në Xhakartë të Indonezisë.

Ky vend do t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme në prill. “Kufizimi i pëcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën”, tha për BBC-në një zëdhënëse e WhatsApp-it.

Javën e kaluar, Facebook ka njoftuar se ka fshirë 500 faqe dhe llogari që besohet se kanë qenë të përfshira në shpërndarjen e lajmeve të rreme në Evropën Qendrore, Ukrainë dhe vende të tjera të Evropës Lindore.

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

SKEDA E PASURISË/ Sot para vetting- ut, asnjë pasuri në vitin 2003- si kanë ndryshuar financat e Donika Prelës…

Procesi...

FENOMENI/ Bashkitë japin më shumë leje ndërtimi, por kanë më pak të ardhura…

Edhe...

GAZETAT/ Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, e martë 22 janar 2019…

Faqet...

Close