Ka nsiur seanca dëgjimore në KPK për prokurorin e prokurorisë së përgjithshme Ramadan Troci, qe është edhe kandidat për KLP. Troci është i pranishem në seancë bashkë me avokatin e zgjedhur, Ardian Leka.
Relatorja Pamela Qirko thote se ILDKPKI ka sjelle raport qe deklarimet e Trocit nuk jane te sakta, ka kryer deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.
“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.
Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.
Firmosi arrestimin e Fullanit dhe Gjikës, prokurori Troci në Veting. Pasuria iu rrit 28 herë për 14 vjet
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i rikthehet listës prioritare të vetingut me prokurorin Ramadan Troci, i cili del sot para Vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci të premten. Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.
Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.
Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.