Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

Vuan dënimin në burgun e Reçit, SPAK i sekuetron pasurinë 56 vjeçarit të dënuar nga drejtësia spanjole…

ShkodraWeb 1 year ago

I sekuestrohet pasuria miliona euro një të dënuari për trafik droge nga Spanja. Anton Gjinajt të cilit sot GJKKO ka vendosur sekuestrimin e 23 pasurive, rezulton të jetë duke vuajtur dënimin e marrë në Spanjë me 8 vite e 9 muaj në burgun e Reçit në Malësi të Madhe.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.7, datë 26.05.2021, në ngarkim të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante, me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini).

Nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.22 datë 27.07.2022, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

II. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

1. Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
2. Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
3. Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

4. Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
5. Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
6. Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

7. Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
8. Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.
9. Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

10. Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
11. Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.
12. Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

13. Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
14. Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
15. Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.

16. Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
17. Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
18. Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

19. Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
20. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.
21. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

22. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.
23. Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”.

Sot me datë 28.07.2022 nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros të dhënë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: VIDEO – Spahia dhe Kasami firmosin në Maqedoninë e Veriut, Shkodra dhe Tetova me memorandum bashkëpunimi…
Lajmi pasues: VIDEO – Përkujtohet oficeri i policisë Ilir Dashi, ra në krye të detyrës në vitin e mbrapshtë 1997…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

1 hour ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

6 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.