Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 27 vite burg Alfred Nikollin për vrasjen e parukieres Eteleva Ndoka. Po ashtu gjykata ka denuar me 1 vit burg shtetasin Gjok Nikolli per vepren penale perkrahje e autorit te krimit.
Më 11 shtator të 2016 Nikolli vrau në parukerinë e saj Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’.
Alfred Nikolli dhe e ndjera Etleva Ndoka kishte një lidhje intime jashte martese.
Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë.
Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur.
Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur.
Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës.