
Pak orë pasi ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Itali, është bërë e mundur që të bjerë në duart e policisë shqiptari që masakroi me thikë gruan e tij në sytë e djalit 17- vjeçar.
Policia ka arrestuar tashmë shqiptarin që një ditë më parë vrau me thikë gruan e tij në sy të djalit 17- vjeçar. Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga u vu shqiptari 57- vjeçar Xhevdet Mehmeti.
Krimi makabër ka ndodhur në banesën e çiftit, në Piacenza të Italisë, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, burri e ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare, identifikuar si Elca Tereziu.
52 vjeçarja humbi jeten mes pellgut te gjakut. Trupi i pajetë u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës me armë vrasëse pranë. Ndërsa djali 17-vjeçar kërkoi ndihmë, Mehmeti u arratis nga shtëpia në këmbë.
Por, menjëherë pas kësaj, ai iu dorëzua karabinierëve që e arrestuan atë me akuzën për vrasje vullnetare, sipas asaj që raportoi Corriere della Sera. Dëshmia e djalit të vogël të çiftit do të jetë vendimtar në rindërtimin e krimit.
Burri ishte me profesion mekanik, por sipas mediave italiane së fundi kishte pasur probleme me punën. Ndërkohë që sherret dhe dhuna ndaj gruas, mësohet se nuk ishin episodi i parë që përfundoi tragjikisht, pasi nga hetimet ka dalë se gruaja ka qënë e dhunuar vazhdimisht.
Konsumohet kështu një tjetër tragjedi shqiptare jashtë kufinjve të vendit tonë, aty ku bashkëkombasit tanë drejtohet për një jetë më të mirë dhe në jo pak raste, kthehet edhe në vendvarrimin e tyre si në rastin tragjik.