Vrau dhe groposi 34-vjeçarin pranë varrezave, lihet në burg Hysni Ramaj

Lihet në burg autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysa, i cili u gjet i groposur pranë varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.

Mësohet se gjykata ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për pronarin e mobilerisë, Hysni Ramaj, i cili dyshohet se ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes. Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël. Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti. Konflikti për borxhin prej 8 mijë euro që autorët i kishin 34-vjeçarit dyshohet se u bë shkak i vrasjes.

Viktima ishte në kërkim nga policia, pasi 3 vite më parë në bashkëpunim me dy persona të tjerë dyshohet se ka vrarë Edmond Theodhorin në Sarandë. /SHQIPTARJA.COM/

loading...