Policia sllovake ka ndaluar shtatë persona gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak, ka thënë shefi i policisë, Tibor Gaspar.
Trupat e 27 vjeçarit Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, janë gjetur më 25 shkurt në shtëpinë e tyre në Velka Maca, në lindje të kryeqytetit Bratislava.
Të dy janë qëlluar me armë.Vrasjet kanë nxitur kërkesa drejt koalicionit të kryeministrit Robert Fico për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë.
Zyrtari policor ka thënë në television se shtatë të dyshuarit janë ndaluar gjatë bastisjeve në shtatë lokacione në lindje të Sllovakisë.
Gaspar i ka identifikuar të ndaluarit me emra e tyre të parë dhe inicialet.
Disa prej personave të përmendur, kanë dhënë shenja për lidhje me një biznismen italian që ka qenë në fokus të raportit të fundit të gazetarit Kuciak.
Njëri prej tyre është identifikuar si Antonino V.
Bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit në Sllovaki, biznisemeni, Antonino Vadala, ka udhëhequr shkurt në kompani me ndihmësen e Fico-s, Maria Troskova.
Troskova dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të shtetit, që po ashtu është i përmendur në raportin e gazetarit të ndjerë, janë dorëhequr më 28 shkurt, duke pritur rezultatet e hetimit.
Troskova dhe sekretari kanë mohur çdo keqbërje./REL/