U vra nga bashkëmoshatari i tij pse po e shihte shtrembër, por vdekja e 15 vjeçarit Anxhelo Gjokazaj, duket se nuk do te kapërdihet lehtë nga shokët dhe familjarët e tij.
17-vjeçari Devi Lala e ka pranuar krimin e kryer në Durrës dhe ka rrëfyer se gjithçka ka nisur për shkak të një shikimi.
Por edhe më tronditëse kanë qenë rrëfimet e miqve të tij, të cilët shprehen se Anxhelo ishte një nga djemtë më të mirë të klasës.
Me lot në sy shokët tregojnë se ai kishte mbërritur me 10 minuta vonesë në shkollë dhe mësuesja e kishte nxjerrë jashtë klase.
Të intervistuar nga mediat, ata janë shprehur se:
”Unë kam vite që e njoh, është shumë djalë i mirë dhe më vjen shumë gjynah që ka ndodh kjo ngjarje. Është shumë situatë e fortë. Më vjen shumë gjynah. E ka nxjerrë mësuesja kujdestare nga klasa se erdhi pak minuta nga klasa, një tjetër ka ardhur dhjetë minuta më me vonesë se Anxhelo dhe zysha e ka futur brenda. Autorin nuk e njohim, por Anxhelo ka qenë shumë djalë i mirë, i respektueshëm’, shprehen shokët e klasës së Anxhelos.”/joq/