Vrasësi i 8 personave i qetë dhe i papenduar, sapo u arrestua bëri një kërkesë: Më jepni ujë për të pirë…

Loading...

Dalin detajet e reja nga momenti i arrestimit te autorit te masakres me 8 te vrare ne Vlore. Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia, raporton nga Selenica se mbi 500 punonjës policie, FNSH, DELTA, RENEA, dhe efektive te Vlores, nen drejtim e kreut te policise, Ardi Veliu, ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Policia ka perdorur qente gjurmues per te rene ne gjurmet e autorit, qe pas krimit u arratis se bashku me armen. Nderkohe qe jane perdorur edhe dylbi nate dhe dite.

Jane caktuar dy perimetra sigurie, vija e parë ajo qe rrethoi fshatin dhe e dyta që ishte më e ngushtë në bazë të gjurmëve që ndoqi qeni gjurmues. Sot në mëngjes efektivët veshur me veshje me ngjyrë toke ranë në gjurmët e autorit fshehur ne kallamishte, pasi e panë me dylbi. Pasi e rrethuan, i bënë thirre” ndal policia, dorëzohu, hidhe armën”.

Kur ka pare policine, ka tentuar te rrembeje automatikun qe kishte me vete, armen e krimit, por me pas e ka leshuar ate pertoke.

Ne momentin e arrestimit, ai nuk ka bere rezistence dhe eshte shfaqur i qete. Ai nuk ka thene asnje fjale, por vetem ka kerkuar te pije uje.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin per kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

Loading...