
Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për grupin e zjarrit të Lazaratit ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, qershorin e 2015-ës, një vit pasi policia kishte hyrë në fshatin e famshëm të kanabisit dhe kishte spastruar territorin nga lëndë narkotike.
Krimet e Rënda kanë dhënë dy burgime për jetë për dy prej kokave të grupit të zjarrit Albion Aliko dhe Bajram Boci. 35 vite burg janë dhënë për Elvis Boçin, ndërsa për 7 anëtarët e tjerë të grupit janë dhënë dënime nga 9 deri në 20 vite burg. Në total janë dhënë 150 vite burg dhe dy dënime përjetë për 11 të akuzuarit e procesit “Lazarati 2”.
Vendimi u prit mes tensionit dhe debatit mes oganit të akuzes dhe familjarëve, ku këta të fundit u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë në sallën e gjyqit.
Përkatësisht Gjykata vendosi:
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm
Elvis Boçi – 35 vite burg
Alban Aliko – 20 vite burg
Elson Kasma – 18 vite burg
Xhulio Malo – 10 vjet
Klodian Selimi – 13 vjet
Oltion Proko – 9 vite burg
Dervish Gaba – 15 vite
Ruhan Hija – 15 vite burg
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!