Nëse ka një fitues të Asamblesë së PS- së ditën e sotme, ai është Ditmir Bushati. Ish- ministri i jashtë dhe deputeti i Shkodrës deri me 10 shtator kur mblidhet Kuvendi i ri, ka rezultuar më i votuari nga antarët e Asamblesë pas Belinda Ballukut. Në listën e burrave socialistë, Bushati ishte absolutisht më i votuari me 204 preferenca, një më shumë se Arben Pëllumbi. Pavarësisht “ftohjes” me kryetarin Rama, Bushati duket ka bindur asambleistët ta votojnë.
Surprizë e votimit të sotëm mund të konsiderohet Belinda Balluku. Ministrja aktuale, e rikonfirmuar edhe në qeverinë e ardhshme socialiste, ka marrë 207 preferenca, më e mbështetura në listën e grave por edhe më e votuara nga të gjithë kandidatët. Pas saj, është renditur Ministrja Manastirliu, me vetëm 3 vota më pak.
Kryesia e PS- së do të plotësohet me 12 kryetarët e PS- së në nivel qarku, sekretariati dhe të zgjedhurit direkt me votim nga Asambleja, gjithsej 33 antarë. /ShkodraWeb/