Nuk kanë votuar të gjithë deputetët e Kuvendit për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Mesohen edhe disa nga emrat e deputetëve që nuk votuan sot në sallën e Kuvendit. I pari ishte vetë Saimir Tahiri që zgjodhi ta braktisë sallën. I dytë është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që ndodhet për një vizitë në Itali. Po ashtu mësohet se në sallë mungonin edhe deputetët Tom Doshi, Agron Cela e Vanjgel Tavo. Mjaftuan 75 vota pro dhe 60 kundër që të rrëzohet kërkesa e Prokurorsë për arrestimin e Tahirit.