Saimir Tahiri nuk do të arrestohet. Ky ishte vendimi i Kuvendit ditën e sotme për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, i cili akuzohet për implikime në trafikun e drogës me bandën e Habilajve.
Raporti i mazhorancës, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, u votua me 75 vota pro dhe 60 vota kundër.
Ndërsa raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, u votua me 60 vota pro dhe 75 vota kundër.
Votave të Partisë Socialiste, që autorizojnë vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, iu bashkuan edhe votat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Deputetët Bujar Muça, Reme Lala dhe Aqif Rakipi votuan pro raportit të mazhorancës.