Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka kapur gafën në proces- verbalin përfundimtar të votimit për Këshillin Kombëtar të PD-së. Në një postim në Facebook, Topalli sjell në vemendje se kanë dalë më shumë vota se sa votues. Ish- nënkryetarja e PD-së shkruan: “Interesant! Lulit i dalin vota me shume se votues.”.
Të njëjtën gafë ka kapur edhe kryemionistri Rama, edhe ai e ka postuar në rrjetet sociale. Deri në këto momente, nuk ka ndonjë reagim zyrtar ose jo nga selia blu për të sqaruar atë që mund të ketë ndodhur dhe që mbase, nuk e konsideron gafë.