Votbesohet qeveria “Rama 2”, 78 deputete votojne pro, 51 kunder programit

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar programin e qeverisë “Rama II” me 78 vota pro dhe 51 kundër. Votimi u bë pak para orës 7.00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që seanca e diskutimeve nisi që dje në orën 09:00 të mëngjesit. U deshen gati 24 orë debat, fjalime nga deputete, opozitare e jo, dhe prezantime ministrash qe me pas programi te kalonte ne votim. Rama tashme e ka edhe voten e shumices per programin qe do te zbatoje per 4 vitet e mandatit te tij te dyte ne qeverisjen e shqiptareve.