
Shqipëria numëron orët e fundit para se mbi 3,7 mln zgjedhës shqiptarë t’i drejtohen qendrave dhe kutive të votimit.
Sot është edhe dita e fundit e afatit të dorëzimit dhe dërgimit të zarfave me votat e diasporës për në Greqi nga emigrantët, teksa kompania postare ka vijuar dërgimin e tyre drejt Shqipërisë.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, informon se 7971 vota të diasporës kanë ardhur sot në KQZ. Nga këto, 5500 janë nga Greqia, e cila me këto zarfa të dërguar shkon në 40 mijë, ose 71% e totalit.
Vota gjithsej raportohet se kanë ardhur 181,080, ose 78% e të regjistruarve në KQZ për këtë proces që zhvillohet për herë të parë për diasporën.
45 mijë votues që i kanë marrë zarfet, ende nuk i kanë kthyer. Kurse 18 mijë zarfe të pashpërndara po kthehen tashmë në Shqipëri, pasi afatet kanë përfunduar. Mbi 246 mijë emigrantë u regjistruan në KQZ për ta ushtruar të drejtën e votimit.