Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vonesa për hapjen e doktoraturës në Shkodër, Falukteti Ekonomik i përgjigjet rektores Suzana Golemi…

ShkodraWeb 10 November, 2022
suzana golemi doktoratura ekonomik 2022

Në përgjigje të deklaratës së Rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, theksojmë se, Projekti MARDS, për hapjen Doktoratë në “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm”, është fituar si rezultat i punës së suksesshme të stafit të Fakultetit Ekonomik në projekte të shumta të tipit, TEMPUS, ERASMUS+, CEEPUS etj.

Projekti MARDS ka filluar në Nëntor të vitit 2018, me kohëzgjatje 3-vjeçare dhe është shtyrë për një vit për arsye të përfundimit të të gjitha aktiviteteve të parashikuara. Pra projekti ka një kohëzgjatje vetëm 4-vjeçare dhe jo 6 siç përmendet në deklaratën e Rektores. Projekti ka zhvilluar të gjitha aktivitetet e tij në pjesën e parë, që lidhen me trajnimin e stafit akademik, ku Fakulteti Ekonomik ka marrë vleresimin maksimal nga zyra EACEA për zbatimin e tij të suksesshëm dhe të plotë. Aktivitetet e mbetura në letër janë vetëm për arsye të bllokimit të tyre nga Rektorja e USH-së dhe vetëm për këtë arsye rrezikohet i gjithë USH për penalitete financiare.

Ky nuk është i vetmi projekt ne bashkepunim me partnerë europianë i fituar nga Fakulteti Ekonomik dhe nëpërmjet të cilit janë hapur programe studimi që vazhdojnë me sukses në këtë Fakultet. Ndër to përmendim, Master Profesional në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi dhe Master Profesional FINAC për administratën publike.

LEXONI EDHE:DOKUMENTI – “Sanksionet financiare jo kusht për të sakrifikuar cilesine”, rektorja Suzana Golemi i pergjigjet Fakultetit Ekonomik

Në lidhje me të ashtuquajturin vendim i Senatit Akademik të USH-së, të përmendur në deklaratën e Rektores, për reduktimin nga 14 në 3 të stafit udhëheqës të disertacioneve në programin e doktoratës së sipërpërmendur, theksojmë se ai është i paqartë nga ana ligjore dhe për të nuk disponohet asnjë dokument zyrtar apo informacion as nga senatorët e FE-së dhe as nga fakulteti.

Sa i përket rekomandimeve të ardhura së bashku me urdhrin e hapjes së programit të studimit nga MAS, ato janë plotësuar dhe dorëzuar në rektoratin e USH-së që më datë 1 Gusht 2022, ndërkohë që, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në lidhje me përmbajtjen e këtyre rekomandimeve nga ana Rektoratit. Pjesë e dokumentave në plotësim të rekomandimeve ka qenë edhe lista e pedagogëve udhëheqës të propozuar nga departamenti aplikues, Departamenti i Turizmit të FE-së, së bashku me dokumentacionin mbështetës për ekspertizën e tij në fushën e turizmit, kjo e fundit në përgjigje të shkresës së MAS për rekomandimet nr. 1848/3, datë 04.04.2022, pika 2/b: “Të evidentohet qartë grupi i profesorëve që kanë kërkime-shkencore dhe ekspertizë specifikisht në fushën e turizmit të qëndrueshëm, që do të mbështesin zhvillimin e programit dhe udhëheqjet e doktorantëve”.

Kjo listë është mbështetur në listën e dërguar në MAS nga Rektorja me shkresën nr. 3954, dt.18.11.2021 dhe miratuar nga MAS sipas Urdhrit nr. 174, dt. 04.04.2022, nr. 1848/4 prot.

Gjithashtu, sqarojmë se penalitetet financiare që rrezikon USH janë rrjedhojë e mospërmbushjes së aktiviteteve të parashikuara të projektit MARDS, që vijnë vetëm nga bllokimi i proçesit të hapjes nga ana e Rektores.

Në përfundim, theksojmë se stafi i Fakultetit Ekonomik do të vazhdojë përpjekjet e unifikuara në rrugë institucionale, në të gjitha instancat, për hapjen e këtij programi studimi, mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 dhe në vendimet e Departamentit të Turizmit dhe të Fakultetit Ekonomik, si fakulteti aplikues dhe përgjegjës për këtë program doktorature. /Deklaratë e Asamblesë së Fakultetit Ekonomik në përgjigje të deklaratës së Rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Legjitimiteti i lidershipit të PD- së, shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Artikull pasardhës: Fitoi titullin e gjashtë kampion në Formula 1, Ferrari i Michael Schumacher shitet me shifrën marramendëse

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.