
“Unë do rikandidoj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Shkodrës”. Ka qenë kjo deklarata e Kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë emisionit “Authocthonous” përballë gazetarit Simon Shkreli. Ajo u shpreh se ky është një proces i cili kërkon vijueshmërinë.
Ndërsa në lidhje me postin e kryetarës së PD Shkodër ajo shprehet se kjo nuk është ambicja ime, pasi edhe statuti i partisë e pengon një gjë të tillë.
Ademi gjatë emisionit u shpreh edhe në lidhje me By PAssin për të cilin saktësoi se do ketë një rishim të projektit në bazë edhe të kërkesës që i është dërguar qeverisë dhe autoritetit kombëtar rrugor. Kryebashkiakja Ademi gjatë emisionit u ndal edhe te menaxhimi gjatë dy viteve të Bashkisë së re të Shkodres.