Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Sport

VLLAZNIA/ Zbardhet fjalimi i trainerit Gjoka: Lojtarë, mos gjeni justifikime

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Nga Admir URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u kërkon të tijve që të bëjnë maksimumin në këtë pjesë të dytë të sezonit. Për të nuk ka më justifikim për asnjë rezultat negativ që mund të ketë skuadra në këtë pjesë të dytë të sezonit. Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët dhe të marrin mbi vete përgjegjësitë që u takojnë.

“Nuk ka më vend për justifikime. Mendoj se kemi bërë më të mirën në merkaton tonë dhe tani mendoj se kemi një skuadër të plotë. Nuk duhet që të gjejmë më justifikime, por të gjithë të bëjmë më të mirën, në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë dhe natyrshëm të largohemi sa më shpejt nga ky pozicion që ndodhemi në renditje. Mendoj që, primare, për ne është që të dalim nga ngërçi ku jemi dhe pastaj gjërat e tjera hap pas hapi. Por, nuk ka më vend për ne për t’u justifikuar. Tani duhet që të mendojmë në çdo takim për të marrë më të mirën”, u shpreh tekniku i shkodranëve në prononcimin e tij për mediat.

Vllaznia po bëhet gati për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti, por tek ajo është ende një çështje që pret zgjidhje. Bëhet fjalë për lojtarët e rinj që nuk u grumbulluan me ekipin në stërvitjen e Ulqinit. Kjo ka krijuar shumë pakënaqësi për më tepër që ditët e fundit, dy prej këtyre lojtarëve të rinj, pikërisht sulmuesi Pusi dhe mbrojtësi Isufi janë grumbulluar me Kombëtaret U-20 dhe U-19, sepse kanë vlera dhe jo më kot kanë marrë ftesën nga këto ekipe.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, trajneri Gjoka deklaron se këta futbollistë janë në planet e Vllaznisë. “Ne nuk i kemi lënë jashtë, por projekti madhor është Vllaznia. Unë i kam ndjekur këtë lojtarë, madje kam kontaktuar edhe trajnerin e skuadrës U-21. Tani për këta lojtarë është një test. Përveç këtyre të dyve, është edhe Hyseni dhe janë që të tre në fokusin tonë. Unë dëshiroj ta kalojnë këtë test e të jenë më pas edhe pjesë e ekipit U21. Ndërsa Isufi ka disa vite që është rregullisht pjesë e këtyre ekipeve kombëtare.

Pas Olsi Gocajt, edhe Denis Pjeshka mund të humbasë takimin me Kukësin. Mbrojtësi tjetër i kuqebluve, që u mendua se ka kaluar problemet e dëmtimeve pas përballjes miqësore me Tërbunin, mësohet se ka shfaqur sërish probleme. Ai mund të mos jetë plotësisht i gatshëm për këtë sfidë dhe, nga ana tjetër, edhe tekniku Gjoka me sa duket po harton formacionin pa përfshirë në 11-shen e tij edhe Pjeshkën.

Gjoka ka provuar edhe në miqësoren me Tërbunin sërish Ruqin që të luajë në krahun e djathtë. Ai, pasi ka zhvilluar tre takime si mbrojtës i majtë, tashmë ka mundësinë që të tregojë vlerat në pozicionin e tij natyral, atë të mbrojtësit të djathtë. Kjo me sa duket do ta zbusë sadopak dy mungesat që tekniku Gjoka do të ketë në përballjen me kampionët.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Vllaznia “blindon” me kontratë kapitenin e U-19, Rahova firmos për 3 vite si kuqeblu
LAJM PAS: Dopingu “favorizon” Shqipërinë, Erkand Qerimaj fiton medaljen e bronxtë në Botërorin e peshëngritjes

TË FUNDIT

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

13 hours ago
Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…
  • Aktualitet

Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

14 hours ago
FOTOLAJM – Refuzoi të largohet nga Vllaznia, Aralica çudit shkodranët me një ndërhyrje kirurgjikale…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Refuzoi të largohet nga Vllaznia, Aralica çudit shkodranët me një ndërhyrje kirurgjikale…

1 day ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

7 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

9 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

13 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.