
Vllaznia U-19 eshte nisur drejt Moldavise per te nisur aventuren historike ne Champions League. Ekipi eshte percjelle me nje ceremoni mediatike nga mjediset e stadiumit “Loro Borici”. Ka qene kryebashkiakja Voltana Ademi qe ka takuar personalisht ekipin, duke i uruar fat ne kete perfaqesim. Ne fjalen e saj per mediat Ademi ka siguruar per mbeshtetjen ekipin U-19, ndersa ka falenderuar edhe ish- trainerin Elvin Beqiri per punen e bere me ekipin si dhe trainerin aktual. Qytetarja e pare e Shkodres ka thene se kjo pjesemarrje eshte edhe nje mundesi qe Vllaznia e kesaj moshe te njihet nderkombetarisht dhe te krijohen lidhje me ekipe te tjera. Ndersa traineri Luan Zmijani eshte shprehur i kenaqur me vemendjen e treguar ndaj ekpit dhe me pergatitjet per kete pjesemarrje. Ai eshet treguar i matur teksa ka thene do te shkojne per te bere nje perfaqesim dinjitoz, por edhe per te marre rezultate pozitive. Vllaznia U-19 eshte ekipi i pare i kesaj moshe nga Shqiperia qe merr pjese ne Champions League. Me poshte, prononcimet e Voltana Ademit dhe Luan Zmijanit. /ShkodraWeb/
Vllaznia U19 niset për Champions Ligë “UEFA Youth League”
Pubblicato da ShkodraWeb su Sabato 23 settembre 2017
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!