Vllaznia U-17 zhgënjen sërish, mundet thellë nga Tirana duke regjistruar humbjen e tretë në po kaq ndeshje

Fillim zhgenjyes i kampionatit per Vllaznia U17. Ne tre ndeshje te luajtura deri me tani, ajo ka pesuar tre humbje dhe per rrjedhoje ndodhet ne fund te tabeles se renditjes.


Skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka zhgenjyer ne perballjen e sotme ndaj Tiranes luajtur ne kryeqytet ku jane mundur me shifrat e thella 1-6.

Ne fakt kane qene kuqeblute qe kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 3-te me ane te futbollistit Kodra.

Por avantazhi i kuqebluve ka zgjatur pak sepse ne ’14 ka qene Qehaja qe ka barazuar per Tiranen nderkohe qe tre minuta me vone do te vinte edhe goli i dyte per te me autor Agejen.

Ne pjesen e pare do te ishte po ky futbollist qe do te shenonte edhe golin e trete ndersa ne pjesen e dyte bardheblute do te shenonin edhe tre here te tjera, me ane te Karajt, Recit dhe Sinajt.

ShkodraWeb Channel

Perfundimisht 6-1 per Tirana U17 e cila derrmon ekipin shkodran i cili duhet te gjeje menyren e duhur per ta kaluar kete moment te veshtire ne te cilin po ndodhet ne kete fillim-kampionati. /ShkodraSport/

ShkodraWeb Channel