Vllaznia U-17 në finalen e Superliges, fiton “derbin” me KF Shkodra dhe pret finalistin tjetër…

Vllaznia U17 ka fituar “derbin” me KF Shkodra ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe kesisoj ka siguruar daljen ne finalen e kampionatit.

Nje loje e dominuar nga kuqeblute e trajnereve Bizi e Pirani e si rrjedhoje gjithçka ka folur ne favorin e tyre. Ne pjesen e pare ka qene sulmuesi Antonio Delaj qe ka kaluar ne avantazh Vllaznine me golin e shenuar ne minuten e 38-te. Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes.


Nderkohe ne pjesen e dyte ka vijuar serish loja e mire e kuqebluve qe kane shenuar edhe golin e dyte perseri me ane te Delajt ne minuten e 90-te te ndeshjes.

Sakaq, ne shtese ka qene Oborri qe ka ngushtuar shifrat per KF Shkodra por nuk ka patur kohe me shume ne dispozicion dhe gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 te Vllaznise.

Kjo e fundit ne kete menyre ka siguruar kesisoj daljen ne finalen e kampionatit te ketij sezoni ku do te ndeshet me fituesin e çiftit tjeter gjysmefinalisht Akademia- Shenkolli. /ShkodraSport/

 ABCOM ║ VODAFONE