Vllaznia tenton nj[ goditje të madhe në merkato, nisin kontaktet me ish- futbollistin e Skenderbeut…

Vllaznia po tenton një goditje të madhe në merkato dhe ai është ish-futbollisti i Skënderbeut, Liridon Latifi.

Sipas “Zëri.info”, shkodranët kanë filluar kontaktet e para me lojtarin dhe shumë shpejt mund të ketë diçka konkretë në këtë aspekt. Para disa kohësh u përfol dhe për një interesim të Tiranës, por gjithçka mbeti me aq me bardheblutë që nuk kanë bërë më ndonjë tentativë për të afruar futbollistin kosovar në skuadër.

Sezonin e kaluar, Liridon Latifi u aktivizua me hungarezët e Pushkash Akademi, por një rikthim në Superiore është shumë afër për 27 vjeçarin.