Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Vllaznia ta harrojë titullin”, Shpëtim Duro zbulon “asin” e Tiranës: Ja kush kalon në gjysmëfinale të Kupës…

ShkodraWeb 8 February, 2022
shpetim duro

Mes Kupës dhe kampionatit, futbolli shqiptar futet në fazën e nxehtë, me pjesën më të madhe të klubeve që brenda pak ditësh luajnë objektivat e gjithë sezonit. Pikërisht, Kupa e Shqipërisë është kthyer në prioritet, një trofe që edhe këtë sezon shihet si “barka” e fundit e shpëtimit. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, i ftuar në “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi katër sfidat e vlefshme për fazën çerekfinale, kush do të kalojë më tej?

Duro foli për favoritët, ndërsa analizoi mbi të gjitha dy ekipet e kryeqytetit, Dinamon dhe Partizanin, për të dy ekipet kjo shihet si një sfidë “jetë a vdekje”. Tekniku kryeqytetas analizoi edhe javën e 19-të të Abissnet Superiore dhe çfarë pret në vijim.

Llogaritë mes Kampionatit dhe Kupës – “Kampionati është aktivitet i gjatë që nis në gusht e mbaron në maj. Ndërsa Kupën mund të mos ta fitojë detyrimisht skuadra më e mirë, mund ta fitojë edhe një skuadër nga kategoria e dytë për vetë specifikat që ka.

Në këto momente është shumë e rëndësishme për shumë skuadra se është objektiv pas kampionatit, janë skuadra që kanë dalë nga lufta për fitimin e Kupës si Tirana e Kukësi, por janë shumë skuadra që e kanë të rëndësishme për ecurinë në vazhdim si Partizani, Dinamo, Vllaznia e Laçi. Pra është një objektiv shumë i rëndësishëm pas kampionatit që mund të arrihet me 2-3 ndeshje.

Kupa – Te ne nuk ka nënvlerësim të Kupës se janë pak skuadra që dalin në Europë. Por ka qëlluar që këtë vit Tirana u eliminua nga Dinamo, nuk e vlerësoi ndeshjen e parë. Ndeshjet me sistem eliminimi janë shumë të vështira e duhet të jesh i përqendruar në të dyja.

Tirana reagoi por u mund me penallti. Nuk është se skuadrat si ajo e Kukësi kanë hequr dorë, por duhet përqendrim në ndeshje, se me dy ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Këto skuadra janë shumë të rëndësishme se u digjet pothuajse i gjithë sezoni.

Partizani dhe Vllaznia – Në fillim të sezonit e kam thënë që shihja personalisht Vllazninë për titull, Laçin dhe Partizanin, duke hequr Tiranën që nuk ishte në Europë, që këto tre do ishin për kampion.

Partizani me Vllazninë lanë për të dëshiruar sa i përket ecurisë deri tani, kanë hequr mundësitë dhe objektiv është Kupa. Kurse Laçi është në të njëjtën situatë si në sezonin e kaluar. Partizani, të gjitha forcat t’i përqendrojë te ndeshja e ditës së enjte, ashtu si Dinamo.

Dinamo – I kam ndjekur ndryshimet te Dinamo sa i përket kontingjentit, ka përmirësim shumë nga janari në lojë por i ka munguar fati. Edhe me Kastriotin ishte dominues 60 minuta por nuk shënoi. Kur nuk shënon, edhe goditesh. Ka rritje për mënyrën e organikës, ka patur ca dëmtime, rezultati i ndeshjes së parë është barazim, them që çdo gjë është e mundur, e hapur, 50 me 50. Edhe Partizani është i qetë pas fitores me Teutën. Kisha mendimin që Shkëmbi duhej të qëndronte edhe në këtë ndeshje.

Balancat – Ne e kemi ndjerë në kurriz vetë se nëse Partizani eliminohet, është prishje e balancës, prish balancat e kampionatit për Partizanin se do të dalë nga çdo objektiv dhe një skuadër si Partizani që ka investuar jashtëzakonisht shumë, si në periudhën e vërës dhe dimrit, është ekipi më i shtrenjtë, të dalë nga çdo lloj objektivi është goditje jashtëzakonisht e rëndë për klubin. Për Dinamon do ishte sukses, i jep edhe moral për luftën që ka për mbijetesë në vazhdim.

Derbi – Them që humbje e madhe do të jetë më shumë për Partizanin se Dinamo ka vite që nuk ka qenë në Superiore, është viti i parë me një president të ri. Për Partizanin mosmarrja pjesë do të jetë një goditje e madhe se qysh se ka ardhur z. Demi është rregullisht në çdo vit pjesëmarrës në Europë dhe është shpallur një herë kampion. Duke qenë rregullisht në Europë është një humbje shumë e madhe edhe për investimet e jashtëzakonshme që kanë bërë këtë sezon”, tha Duro.

Post navigation

Previous: EMRAT – Presidenti Meta shpall 10 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, mes tyre edhe shkodrani i KLP- së..
Next: Sali Berisha të shtunën pasdite në Shkodër, prezanton zyrtarisht kandidatin zyrtar të “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.