Telashet nuk kane te sosur per Vllaznine. Nuk mjafton humbja me Teuten dhe paraqitja aspak e mire e disa futbollisteve, por thellohen edhe problemet financiare. Ishte njoftuar nje mbledhje e Keshillit Bashkiak te Shkodres, e cila duhej te miratonte- por si Asamble e Pergjithshme e KF Vllaznia sh.a., fondin 170 milion leke te vjetra per klubin kuqeblu. Sic ndodh rendom ne keto javet e fundit, eshte shume e veshtire qe keshilltaret te mblidhen. Edhe sot kuorumi i nevojshem prej 26 antaresh, nuk u be sepse ishin vetem 20 te pranishem. Keshtu, mbledhja ka deshtuar dhe tjetra pritet te njoftohet nga drejtuesit e keshillit. Futbollistet dhe stafi kane pa marre rrogen e majit, sepse kontratat e fubollisteve jane 10 mujore. Kjo vonese, do te beje qe Bashkia te jete borxh te pakten edhe dy rroga te tjera, gushtin por edhe shtatorin qe tashme eshte ne fund. Keshtu, problemet thellohen. Ne fakt, Keshilli Bashkiak miratori fondin 170 milion leke te vjetra per klubin, por prefekti Radovani nuk e ka firmosur. Ai ka sqaruar se vendimi per kete fond, nuk duhet marre si Keshill Bashkiak, por Asamble e Pergjithshme e KF Vllaznia sh.a. Sot u mendua se do te riparohej ky problem teknik, me nje mbledhje rutine, por qe si shume mbledhje te tjera deshtoi per mungese kuorumi. /ShkodraWeb/