ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Vllaznia-Rubin Hebaj, ja çfarë e pengon arritjen e marrëveshjes- koha po shkurtohet dhe futbollisti…

Prej ditësh po flitet për mundësinë e bashkimit të sulmuesit Rubin Hebaj me ekipin e Vllaznisë megjithatë ende asgjë nuk është konkretizuar.

Loading...

Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se arsyeja pse ka ndodhur kështu është mosarritja e akordit financiar me lojtarin. 21 vjeçari ka kërkesa më të larta financiare se ajo çfarë i ofron Vllaznia dhe për këtë arsye, ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët dhe një akord mes palëve.

Ndoshta kjo mund të ndodhë në ditët e ardhshme por ajo çka penalizon është koha në dispozicion. Lojtari po zhvillon vetëm stërvitje individuale dhe kjo e ka lënë prapa në aspektin fizik sepse kuptohet që kampionati nis pas vetëm dy javësh dhe nuk ka kohë për të
kapur ritmin.

Megjithatë, nga sa bëhet e ditur drejtuesit kuqeblu nuk kanë qëndruar pasiv dhe po bisedojnë edhe me sulmues të tjerë, kryesisht të huaj. Njëri prej tyre madje thuhet se do t’i bashkohet skuadrës javën e ardhshme.

Vllaznia po vuan mungesën e një sulmuesi cilësor dhe për këtë arsye, ardhja e një futbollisti për këtë repart duket e shumëpritur sepse do të rregullonte shumë gjëra edhe në aspektin ofensiv të lojës së kuqebluve.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.