
Te Vllaznia mesa duket nuk kanë fund “telashet”. FIFA u ka bllokuar sërish merkaton shkodranëve dhe kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që ndodh diçka e tillë.
Kujtojmë se vetëm para Klasikes së Shqipërisë kuqeblutë bënë të mundur shbllokimin e merkatos, pasi shlyen detyrimet ndaj Lorik Boshnjakut. Menjëherë drejtuesit regjistruan Repajn dhe Mensah, por tashmë sërish merkatoja e tyre bllokohet.
Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe mbetet në ditët në vazhdim të mësohet se nga kush lojtar këtë herë u bllokohet merkatoja. Vlen të theksohet se Vllaznia është shumë afër rikthimit në Shkodër të Victor Da Silvës dhe transferimit të Nehar Sadikit.