
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Esat Mala, do të vijojë edhe për të katërtin sezon radhazi.
Lojtari dhe drejtuesit e klubit kanë arritur akordin që bashkëpunimi të vijojë edhe për një sezon tjetër. Sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu Esat Mala.




