
Vllaznia ka njoftuar këtë mbrëmje rinovimin e kontratës me Ensar Tafili. Sipas njoftimit zyrtar të klubit shkodran, ai do të jetë kuqeblu deri në vitin 2028.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se KF Vllaznia ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Ensar Tafili. Mesfushori 20 vjeçar do të jetë i veshur deri në vitin 2028.”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.
Ndërkohë, “goditja e fortë” e shkodranëve mund të konsiderohet afrimi i Kevin Dodaj të kuqeblutë, pasi u largua këtë verë drejt CSKA Sofie. Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi përmes firmosjes nga palët.
Dodaj, vjen si huazim deri në fund të këtij sezoni, për të kontribuar sa më shumë tek Vllaznia për arritjen e objektivave të sezonit nga klubi shkodran.




