Vllaznia do të jetë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm. Ka qenë ky verdikti i ndeshjes play- out të luajtur sonte në “Loro Boriçi”. Vllaznia ka fituar me rezultatin 3 – 1, me gola të shënuar nga Arsid Kruja në minutën e 15- të, mbrojtësi Marku në të 19-ën dhe Lika në të 77-ën.
Ka shkurtuar shifrat për miqtë Gjeorgjevic pas një hutimi të mbrojtjes kuqeblu. Pjesa e parë e takimit u mbyll 2- 1 për vendasit. Në pjesën e dytë, Vllaznia ka patur raste të shumta shënimi, por goli i tretë i sigurisë do të vinte vetëm në minutën e 77-të të takimit, me autor kapitetin Gilman Lika.
Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes ishte finalja play-out për pjesëmarrjen në Kateogrinë Superiore në sezonin e ardhshëm.
Skuadra shkodrane u rendit në vendin e 8 në klasifikimin e Superiores dhe e luajti këtë sfidë përballë lezhjanëve të cilët fituan finale mes vendeve të dyta në Kategorinë e Parë duke mundur Pogradecin.