Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia “qan” barazimin me Teutën, Tirana dhe Kukësi fitojnë dhe thellojnë distancën me kuqeblutë…

ShkodraWeb 4 December, 2021
abissnet superiore 2021 a

Barazimi i djeshëm me Teutën, i kushton Vllaznisë. Tirana (24) dhe Kukësi (23) i shkëputen edhe me dy pikë, pas fitoreve respektive të arritura sot. Tirana është rikthyer te suksesi në ditën e sotme teksa ka mposhtur në transfertë Egnatian me rezultatin 0-2. Bardheblutë ishin dominues në fushë ndaj rrogozhinasve ndërsa e nisën me vrull sfidën duke kërkuar golin me anë të Seferit, i cili në fakt shpërdoroi një rast të artë në minutën e pestë. Sakaq, të besuarit e trajnerit Orges Shehi nuk e ulën ritmin dhe në vazhdim ishte Limaj që provoi dy herë me goditje në hyrje të zonës, megjithatë pa gjetur kuadratin e Duric.

Por, momenti vendimtar do të vinte në minutën e 38-të, teksa si rezultat i një kombinimi mes Seferit dhe Ismajlgecit, ky i fundit shënoi me një goditje të fortë Brenda zonës. Goli ndikoi te vendasit e Përparim Daiut, të cilët në minutat shtesë të fraksionit të parë, pësuan edhe golin e dytë. Seferi provoi nga distance, por portiere Duric nuk u tregua i sigurtë me sferën që i shpëtoi nga duart.

Aty pranë përfitoi Michael Ngoo, që shtyu topin në rrjetë ndërsa sulmuesi u zhbllokua pas një thatësirë që zgjaste nga java e parë e kampionatit ku i shënoi dy herë Skënderbeut. Sa i takon 45-minutave të dyta, Tirana diti të menaxhonte rezultatin dhe forcat, teksa nuk lejoi rrogozhinasit të ktheheshin në një kërcënim për ta. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë ruajnë vendin e parë duke shkuar në kuotën e 24 pikëve, të ndjekur nga Kukësi me një pikë më pak.

Egnatia-Tirana 0-2 (38′ Ismajlgeci, 45+2′ Ngoo) Arena Egnatia (Rrogozhinë)

Ndërkohë, as Kukësi nuk ndalet më. Skuadra e Diego Longos ka marrë sot fitoren e tretë radhazi dhe e ka bërë me një goleadë të jashtëzakonshme ndaj Kastriotit, duke e mundur me shifrat 6-1.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-6
78′ Mudrazija / 24′, 51′, 77′ Feizhao, 42′ Milunoviç. 86′ Gj. Taipi, 90’+3′ (p) Lulaj

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit për vrasjen e ish- deputetit Pashko Ujka
Artikull pasardhës: “Djalin e tij e kam shok…”, zbardhen dëshmitë në gjykatë të dy të akuzuarve për vrasjen e ish- deputetit Pashko Ujka

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.