Vllaznia prezanton maqedonasin e rradhës, këtë herë gardiani i portës Andreja Efremov…

Në prag të ndeshjes se neserme me Flamurtarin, klubi shkodran ka bërë publik edhe afrimin më të fundit të tij, pikërisht të portierit maqedonas Andreja Efremov. Forma jo e mirë që po kalon Sherri, ka detyruar drejtuesit e klubit të ndërhyjnë sërish në merkato dhe duke shfrytëzuar edhe mundësinë për të federuar ndonjë lojtar me ekipin “Vllaznia B”, e kanë bërë këtë gjë në limitet kohore duke marrë portierin në fjalë.


Efremov është një portier me shumë eksperiencë dhe ka qenë vazhdimisht kontigjent i ekipeve kombëtare të Maqedonisë ndërkohë që tashmë do të mundohet të bëjë më të mirën për Vllazninë duke siguruar portën e saj.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per kete afrim:

“KF Vllaznia bën të ditur se prej disa ditësh ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratë edhe me portierin maqedonas Adreja Efremov. Mbrëmjen e së premtes portieri në fjalë është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së, do të jetë në dispozicion të stafit teknik të ekipeve tona për ndeshjet e ardhshme. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen portierit Andreja Efremov dhe shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për ngjyrat kuqeblu”.