Vllaznia prezanton kenian Ismael Dunga, u aktivizua me Luftëtarin dhe Tiranën…

Vllaznia nuk ka nder mend te ndalet ne merkato pa e plotesuar ekipin ashtu si duhet. Ndonese kishin pritur maqedonasin Simonovski, drejtuesit kuqeblu i jane rikthyer edhe njehere pistes “Dunga” dhe pak minuta me pare kane zyrtarizuar edhe firmen ne kontrate me sulmuesin kenian.


Ish- sulmuesi i Luftetarit dhe i Tiranes nga sot eshte pjese e Vllaznise me te cilen ka firmosur nje kontrate njevjeçare, por me opsion zgjatje edhe per nje tjeter.

Me ardhjen e ketij lojtari ende nuk eshte e qarte nese merkatoja e kuqebluve do te mbyllet apo ata presin edhe nje sulmues tjeter, por gjithçka do te mesohet brenda pak ditesh. Ja njoftimi i klubit Vllaznia per blerjen e tyre te rradhes:

“Pas disa përforcimeve të bëra ditët e fundit, KF Vllaznia ka bërë realitet sot një tjetër afrim cilësor në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me sulmuesin Ismael Dunga një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në këtë mënyrë pas përvojës së mëparshme me Luftëtarin dhe Tiranën në kampionatin shqiptar, tashmë Dunga nga sot nis një tjetër me ekipin tonë.
Mirë se erdhe tek Vllaznia Ismael Dunga!”

Mbështet ShkodraWeb Media

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel