Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato. Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi. Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.
30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.
Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.