Volejbollistet e Vllaznise kane fituar sot gjysmefinalen e trete ndaj Tiranes dhe kane dale tashme ne finalen e kampionatit kombetar per sezonin 2018-2019. Nje ndeshje qe dhuroi emocione por qe tashme çdo gje ka kaluar dhe kuqeblute pasi te festojne sonte duhet te nisin te mendojne per sfidat finale ndaj ekipit te Partizanit.
Por duhet thene se shkodranet kane patur nje “mysafir te paftuar” ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Behet fjale per trajnerin e Partizanit, te mirenjohurin Ylli Tomori.
Interesant eshte fakti se ai ka preferuar tribunen VIP per ta ndjekur ndeshjen, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij dhe me pas edhe nga dy emra te njohur te volejbollit shkodran Mark Kroqi e Besnik Lisha.
Tomori kishte ardhur per te ndjekur ndeshjen dhe per te mesuar emrin e kundershtarit me te cilin skuadra e tij do te luaje ne finale dhe te nxjerre pikat e forta dhe te dobeta te tij.
Por fare mire, ai mund ta ndiqte ndeshjen nga nje cep i pallatit te sportit pa rene shume ne sy. Por jo, ai ka zgjedhur te “bjere ne sy” dhe ky eshte nje presion psikologjik ndaj volejbollisteve dhe stafit teknik te Vllaznise.
Ylli Tomori eshte nje strateg i vjeter dhe arriti qe me Partizanin e tij te kalonte ne gjysmefinale Erzenin, ndonese ky i fundit konsiderohej pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion. /ShkodraSport/