Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia pa objektiva, e pranon edhe Vucaj: Tifozet kane pretendime ndryshe nga ne

ShkodraWeb 14 September, 2017
Është shkodran, por Erion Vucajt iu deshën shumë vite që të kishte debutimin e tij me skuadrën e Vllaznisë. Në një intervistë për mediat, ai shprehet se është privilegj të veshësh fanellën kuqeblu dhe në ndeshjet e ardhshme kërkon mbështetjen e tifozëve.
E keni nisur me një fitore këtë sezon në Lushnjë. Sa i kënaqur jeni?
Jam shumë i kënaqur, pasi e filluam mbarë jo vetëm me tri pikë, por edhe me një lojë të bukur. Ta nisësh mbarë një sezon është, për më tepër, edhe një aspekt pozitiv në rritjen psikologjike të skuadrës. Marrja e tri pikëve të rrit moralin për takimet e tjera.
Megjithatë është thënë se forca e vërtetë nuk duhet treguar me Lushnjën. Jeni i këtij mendimi?
Për t’u vlerësuar janë që të gjithë ekipet njëlloj. Nuk ka mbivlerësime të rivalëve.
Sa e gatshme është Vllaznia për një tjetër fitore këtë herë ndaj Teutës në shtëpi. Jeni gati?
Fillimisht nuk luajmë me Teutën, pasi ndeshjen e radhës e kemi me Kastriotin për Kupë. Jemi të përqendruar te ndeshja e Kupës dhe, pasi të kemi përfunduar atë, do të mendojmë për Teutën.
Me afrimin tuaj, të Hasanit, Likës dhe përforcimeve të tjera, duhet të presim një Vllazni më të bukur në fushë?
Vllaznia gjithmonë ka qenë e bukur. Thjesht është aspekti psikologjik i lojtarëve. Po të shohim ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj Skënderbeut, apo edhe Kukësit kanë qenë shumë të mira. Shpresojmë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe këtë kampionat. Por, përveç lojës së bukur, na duhen edhe rezultatet.
Çfarë pret Vucaj këtë sezon nga skuadra?
Tifozët kanë pretendime të tjera nga ne këtë vit. Por, ne në ekip, si familje kuqeblu që jemi, nuk kemi asnjë objektiv. Nuk mendojmë për Kupat e Europës, apo mbijetesën në Superiore. Ne duhet vetëm që të marrim të gjitha ndeshjet me radhë. Të japim maksimumin dhe të kërkojmë maksimumin. Të tjerat pastaj me radhë.
Si ndiheni pas këtij rikthimi te Vllaznia?
Si çdo shkodran ashtu edhe Vucaj, që të jetë pjesë e Vllaznisë është gjithmonë një privilegj, por edhe përgjegjësi. Personalisht ndiej një kënaqësi të madhe, të cilën e kam shprehur edhe më parë që jam pjesë e Vllaznisë.
Keni një mesazh për tifozët në këtë fillim kampionati?
Çdo ekip, por për më tepër Vllaznia, nëse ka mbështetjen e tifozëve do të ketë edhe më shumë motivim. Kjo u pa në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar me Tiranën. Ishin ata tifozë që dhanë pa asnjë diskutim mbështetjen e tyre që Vllaznia të mbijetonte në Kategorinë Superiore. Ne kemi nevojë për ta. /Nga ADMIR URUÇI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Droge dhe prostitucion, sekuestrohen pasuri me vlere mbi 670 mije euro
Artikull pasardhës: Vllaznia me llogari te bllokuara, si ajo vetem Tirane ne Kategorine e Pare

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
vllaznia elbasani 2026

VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5…

ShkodraWeb 15 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët… 16 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.