Vllaznia nuk merr dot fitoren e dytë në Ligën Ballkanike, Peja e mund në “Qazim Dervishi”…

Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ia ka dale te munde Pejen ne ndeshjen e rradhes te Liges Ballkanike dhe ndaj ekipit kosovar eshte mundur me rezultatin 87-91.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa shkodranet synonin fitoren qe do te ishte e dyta per te ne kete kompeticion.

Takimi ka nisur mire per ekipin shkodran qe shenon kater piket e para por me pas eshte Peja e udhehequr nga lojtari i saj me i mire Dardan Berisha, ajo qe permbysh shifrat ne 4-11 megjithate perioda e pare do te mbyllej 20-19 per Vllaznine.

Edhe e dyta nis mire per te dhe ajo udheheq deri ne gjysmen e saj por me pas reagon ekipi kosovar qe e kthen rezultatin ne favorin e tij dhe shkon ne pushimin e ndeshjes ne udheheqje me rezultatin 49-44.

Kjo epersi do te ruhej pothuajse e tille deri ne fund. Peja e mbylli perioden e trete ne udheheqje te rezultatit 69-64 dhe krejt ndeshjen me shifrat 91-87.

Kjo ndeshje shenoi edhe debutimin me Vllaznine te trajnerit Vujaçiç por edhe te basketbollistit malazez Kushovac.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal