Sulmuesi i momentit aktualisht tek Vllaznia, Ismael Dunga, dje ka qene i detyruar te lere Shqiperine e te fluturoje drejt vendit te tij per t’u paisur me pasaporten e re e cila do t’i mundesoje rinovimin e leje- qendrimit ketu.
Nje largim i tille vjen ne nje moment aspak te pershtatshem sepse edhe skuadra u mesua me dyshen sulmuese Dilaver- Dunga dhe per me teper, keniani po shenonte rregullisht.
Padyshim qe ky nuk ishte nje lajm i mire per trajnerin Brdariç megjithate ai do te dije te gjeje ndonje zgjidhje tjeter siç ka bere deri me tani, duke hedhur syte nga lojtaret qe ka ne dispozicion.
Per fat te mire, per kete ndeshje duket se do te rikthehet braziliani Victor da Silva qe eshte nje element shume i rendesishem per skuadren ne manovren sulmuese.
Kuptohet qe duhet ndryshuar dicka ndoshta tek skema e lojes, megjithate kjo pak rendesi ka. Ajo qe vlen eshte mbajtja e skuadres ne tonus edhe per keto ndeshje qe kane mbetur deri ne fund te ketij viti.
Thuhet se Dunga do te rikthehet per dy jave, megjithate Vllaznia duhet te filloje t’i beje planet pa te deri ne janar. Deri atehere, Vllaznia duhet te vazhdoje te beje mire dhe te marre piket e duhura sepse pastaj kthehet ai, por mund te vije edhe ndonje lojtar tjeter dhe gjerat do jene ndryshe.