Vllaznia nis përforcimin e skuadrës, sot pritet firma e parë në repartin e sulmit…

Ardit Hoxhaj pritet që sot të jetë lojtar i Vllaznisë. Sulmuesi i skuadrës së Flamurtarit në sezonin e fundit, është shumë afër firmës me ekipin kuqeblu. Drejtuesit e klubit e kanë vënë në shënjestër sulmuesin kuqezi prej ditësh.


Hoxhaj është një sulmues me të ardhme dhe mund të bëhet nga sot afrimi i parë i kuqebluve në këtë merkato, duke u hapur rrugë të tjerë futbollistëve që do të bashkohen me këtë skuadër në ditët në vijim.

Një afrim të tillë e konfirmon në mënyrë indirekte edhe sponsori Xhaferi. Vllaznia ka nisur punë për të formuar ekipin e së ardhmes që do të jetë nën drejtimin e Brdariç.

Një nga pistat mbi të cilën drejtuesit e klubit kuqeblu janë duke vepruar, është ajo e ish-lojtarëve kuqeblu në sezonet e fundit. Bëhet fjalë për lojtarë si Lika, Krymi, Shehi, Marku, Malota, Zogaj dhe Shtubina, të gjithë pjesë e sezonit që lamë pas, të cilët kanë kontribuuar për këtë skuadër.

Klubi po përgatit ofertat për rinovim të kontratave. Mësohet se drejtuesit u kanë bërë ofertat e tyre Shehit dhe Markut e po ashtu pritet të ndodhë edhe me Likën dhe Krymin.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Gjithashtu pritet që drejtuesit të ulen për të diskutuar edhe me Malotën, Shtubinën e Zogajn. Bërthama e ekipit pritet të jetë me lojtarë që e njohin mirë klubin dhe qytetin.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania