
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Edon Murataj. Me këtë lojtar, i cili pas pak ditësh mbush 23 vjeç, drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe një sezon tjetër.
Murataj luan në rolin e sulmuesit të krahut dhe është formuar si futbollist në Belgjikë tek klubi i Antwerp ndërsa në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e futbollit austriak. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Edon!




