Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia në telashe financiare, 6 ish- lojtarë e padisin në FIFA për rrogat e prapambetura të pamarra…

ShkodraWeb 6 September, 2023
vllaznia mbledhje stadium 2023

Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar prej javësh te Vllaznia. Largimet e shumta këtë verë do të kishin një kosto të madhe për klubin, por lojtarët, pasi pritën prej disa muajsh të shlyheshin, e humbën durimin dhe iu drejtuan FIFA-s. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se portieri Bojan Zogoviç, mbrojtësi Darko Bulatoviç, mesfushorët Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj, si dhe sulmuesit Ante Aralica dhe Kaina Nunjesh, kanë paditur klubin shkodran në FIFA për mosrespektim të kontratës.

Mësohet se gjashtë futbollistët kanë pritur që të likuidoheshin në muajin gusht, por kjo nuk ka ndodhur dhe në këto kushte kanë deleguar çështjen në organin juridik të FIFA-s. Tashmë në ditët e ardhshme pritet të ketë një vendim për pretendimet e ishlojtarëve, të cilët kërkojnë të shlyhen në bazë të kontratës që kanë pasur me Vllazninë. Të gjithë janë larguar nga skuadra pas përfundimit të sezonit 2022-2023. Ndërkohë, nuk dihet ende nëse të njëjtën gjë do të bëjnë edhe lojtarët shqiptarë që ikën këtë verë nga Vllaznia si Liridon Latifi, Dajan Shehi, Ardit Hoxhaj, Arsid Kruja, Fjoart Jonuzi, Erdenis Gurishta dhe Herald Marku. Mësohet se të gjithë të larguarit nga Shkodra këtë verë kanë bërë një marrëveshje me klubin që do të merrnin rrogat e prapambetura brenda një afati, por që mesa duket ai nuk është respektuar dhe të huajt kanë bërë hapin e parë në FIFA.

Ndërkohë, Vllaznia është përfshirë së fundmi edhe në një gjyq me klubin nga Malta, Valeta FC. Bëhet fjalë për një padi që maltezët kanë bërë kundër Vllaznisë për mesfushorin Eslit Sala, i cili iu bashkua shkodranëve në qershor të këtij viti. Klubi i Valetës ka kërkuar një dëmshpërblim për lojtarin shkodran dhe FIFA i ka dhënë të drejtë për një shumë prej 80 mijë eurosh. Vllaznia ka kundërshtuar vendimin e FIFA-s dhe e ka ankimuar çështjen në KAS-in e Lozanës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Çdo gjë është gati për fillimin e procesit mësimor”, rifillimi i shkollave në Shkodër, flet drejtorja e ZVAP
Artikull pasardhës: VIDEO – Vllaznia e vajzave kalon “pengesën” e parë në Champions League, mund Hajvalinë dhe ndeshet me Valur

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.