Me Vllaznine bashkohet edhe nje tjeter futbollist ne stervitje. Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, Kristi Prendi. Ky i fundit ka luajtur se fundi me Dinamon dhe tashme do te tentoje te binde trajnerin Jonuz per te qene pjese e Vllaznise.
Nga sa behet e ditur nga vete klubi shkodran, Prendi ka mberritur ne Oher pasditen e djeshme dhe ka zhvilluar bashke me ekipin stervitjen e pare ne seancen e pasdites.
Nje seance kjo qe eshte zhvilluar ne palester dhe ka zgjatur nje ore e gjysem. Nga sa mesohet, ekipi sot do te vijoje me procesin stervitor te hartuar nga stafi teknik teksa do te zhvillohen serish dy seanca, nderkohe qe neser do te luhet miqesorja me Pogradecin.
Ne kete miqesore do te luajne per here te pare dy lojtaret e ardhur nga Maqedonia e Veriut, Adili dhe Hristov e po ashtu mund te kete minuta edhe per Prendin, per t’i dhene mundesine te tregoje vlerat e tij.
Ne ditet ne vazhdim pritet qe me skuadren te bashkohen edhe dy lojtare te tjere me te cilet merkatoja e Vllaznise mund te konsiderohet pastaj e mbyllur.