Pas emrit të Matko Djarmati si Drejtor Sportiv i Vllaznisë në sezonin e ri, një tjetër emër i njohur është pranë marrëveshjes me klubin kuqeblu për detyrën e trajnerit. Ditët e fundit, KF Vllaznia ka zhvilluar bisedime intensive për të arritur në përzgjedhjen më të mirë. Pavarësisht emrave që janë përfolur nga mediat, duket se më pranë pankinës shkodrane është gjermani me origjinë kroate, 45 vjeçari Thomas Brdariç.
Nga viti 2009, Brdariç është në rolin e trajnerit në shumë ekipe, ku veçohet KF Shkendija e Tetovës në 2017- ën, e cila arriti një përfaqësim dinjitoz edhe në kupat e Europës. Më herët, Brdariç ka patur një marrierë të gjatë futbollistike si sulmues, nga viti 1992 deri në 2008. Ai ka qenë pjesë edhe Kombëtares U-21 të gjermanisë 1993- 1998 ku është aktivizuar në 12 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Nga 2002- 2005 ka qenë kontigjent i Kombëtares të madhe të Gjermanisë, duke u aktivizuar 8 ndeshje dhe shënuar 1 gol.
Pritet që brenda këtyre ditëve gjermani në firmosë edhe kontratën zyrtare me klubin kuqeblu, duke nisur direkt nga puna për formimin e ekipit për sezonin e ri të Superligës, në bashkëpunim me Drejtorin Sportiv Djarmati por edhe stafin tjetër teknik të KF Vllaznia sh.a. Duket se Vllaznia nuk po humb asnjë minutë kohë dhe dy “afrimet” e para janë mjaft të spikatura e cilësore, premisë e mirë edje për afrimet e lojtarëve që nevojiten. /ShkodraWeb Media/