Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vllaznia ndan rrugẽt me ish- portierin titullar, Kristi Qarri largohet nga kuqeblutē…

ShkodraWeb 30 December, 2025
kristi qarri vllaznia

Portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri, ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me klubin shkodran. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, gardiani ka bërë të ditur se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale.

Qarri, i cili është pjesë e Vllaznisë që nga moshat e akademisë, sqaroi se ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga një dëmtim i rëndë. Ai konfirmoi se aktualisht gëzon gjendje të mirë fizike dhe psikologjike për të vijuar aktivitetin sportiv.

Gjatë njoftimit të tij, portieri falënderoi trajnerët që kanë ndikuar në rritjen e tij, stafin teknik, bashkëlojtarët, presidentin Alban Xhaferi dhe tifozerinë shkodrane për mbështetjen përgjatë 15 viteve.

Postimi i plotë i Kristi Qarrit:

Të nderuar sportdashës dhe përfaqësues të opinionit sportiv,

Sot dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im me KF Vllaznia përfundon këtu. Pas shumë vitesh të kaluara së bashku, kam marrë vendimin të nis një kapitull të ri në karrierën time.

Ky klub ka qenë shtëpia ime që nga fëmijëria dhe vendi ku jam rritur si lojtar dhe si njeri. Gjatë këtij rrugëtimi kam përjetuar emocione të mëdha, por edhe një nga sfidat më të vështira të karrierës sime: një dëmtim i rëndë që më la jashtë fushës për një periudhë të gjatë dhe kërkoi shumë kohë rikuperimi. Sot, fatmirësisht, jam shumë mirë si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës dhe karrierës sime. Një falënderim i veçantë shkon për dy njerëzit më të rëndësishëm që kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin tim profesional si portier. I pari është Paulin Ndoja, shpirti i tij pushoftë në paqe, i cili më mori që i vogël dhe më mësoi hapat e parë në karrierën time. Më pas, falënderimi shkon për Ideal Lekiqin, i cili nuk ishte thjesht trajneri im, por edhe shoku dhe këshilltari im.

Falënderoj çdo trajner, nga grupmoshat deri te ekipi i parë, të cilët kanë qenë një ndihmë e madhe për mua. Në veçanti dua të përmend Luan Zmijanin, me të cilin kemi kaluar momente të paharrueshme, kemi fituar trofe dhe kemi marrë pjesë dy herë në UEFA Youth League.

Falënderim i veçantë shkon për shokët e ekipit – ishte një nder i madh të luaja me ju dhe të ndaja si gëzimet, ashtu edhe mërzitjet. Falënderoj gjithashtu presidentin Alban Xhaferi, të cilit i uroj suksese në vazhdim.

Falënderimi më i rëndësishëm shkon për ata që më kanë nderuar dhe respektuar gjatë këtyre 15 viteve qe kur isha ne akademi deri tani: Vllaznit Ultras dhe çdo shkodran që më ka mbështetur. Ju uroj vetëm të mira dhe gëzime në jetë dhe në familjet tuaja.

FALEMINDERIT!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA BRUNA KEÇI – 80 vjetori i munguar apo i harruar i “Shtëpisë së Artit e Kulturës”, sot Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”!
Artikull pasardhës: Misteri i shpërthimit në një pallat në Shkodër, akoma nuk ka një version për humbjen e jetës së 67- vjeçarit

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.